Çim Peka shkruan sot një opinion mbi situatën e krijuar në “Lagunën Blu”. Pasi bënë një parashtrim “prezantues” të Nikoll Lesit dhe Aleksandër Frangajt, si dy botuesit që kanë patur më shumë nën ndikim analistët e sotshëm që i ke ngado, Peka shtron një çështje që ka rëndësi: Pse këta analistë që janë lëshuar me logore kundër Frangajt, i cili tek e fundit është biznesmen, pra gdhihet e ngryset me idenë e parave, për një fushë në Lagunën Blu, aty ku edhe ndonjëri ka vetë shtëpi, nuk ndihet për ndërtimet që po bënë në Parkun e Tiranës, ndërtuesi i vilës së Edi Ramës në Surrel? Dhe në fakt pyetja është mëse e drejtë: Pse nuk e ngrenë zërin edhe këta? “Çfarë po më bën përshtypje në luftën me banorëve “firmato” të “Lagunës Blu”? Reagimi i analistëve, banorë të “Lagunës” dhe servirja e këtij reagimi si shqetësim për zbatimin e ligjit e ruajtjen e bregdetit. Kjo më tërhoqi vëmendjen, këtë nuk mund ta bëjnë. Mund të zihen, shajnë, gjuajnë me vezë, tregojnë borxhet e njeri-tjetrit në çdo media që kanë mundësi, por në asnjë rast nuk mund të na bindin se e kanë betejë për ligjin. Pse nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë? Ata sëbashku me Aleksandër Frangaj janë grabitës të asaj lagune. Ajo tokë ka pronarë, por u pushtua prej tyre me ndihmën e kryeministrit Ilir Meta si shumica e rezidencave në bregdet. Në vitet 2000 janë dhënë leje ndërtimi në prona me pronarë privat në një pjesë të mirë të Adriatikut. Dhe përfituesit e kësaj padrejtësie janë edhe këta që sot po na shesin sherrin për gardhin me fqinjin e tyre, si shqetësim për ligjin. Jo më larg se këtë vit, bash në zemrën e parkut kombëtar në Tiranë ka ndërtuar sarajet e veta, ndërtuesi i sarajeve të Edi Ramës në Surrel. Keni dëgjuar të shqetësoheshin për ligjin dhe parkun kombëtar këta analistë?”, shkruan Peka. Përgjigja është një dhe e thjeshtë: ato të shkreta para ku i kanë futur turinjtë të gjithë, sa andej e sa këndej. “Kur akuzat arritën momentin kulminant deri në porositje vrasjesh për gjyqtar, foli si mbi palët e vendosi t’i përgjigjej akuzave të Andi Bushatit që kishte bërë në një intervistë me e-mail për të edhe gazetari Blendi Fevziu. Fevziu ishte i parimit “të gjithë përfitues e të gjithë fajtorë”. Gjë që sigurisht nuk mund të jetë e vërtetë. As nuk janë të gjithë fajtorë e as nuk janë të gjithë përfitues. Në letrën e hapur për Bushatin, gazetari i “Opinion” vetëdekorohej si më i pavarur se Andi Bushati pasi po i botonte intervistën me akuza për Aleksandër Frangajn dhe se portali i Bushatit nuk kishte publikuar një lajm për dializën, ndërsa portali i Fevziut po. Në rastin konkret ndoshta ka të drejtë Blendi Fevziu, por duhet parë kur të marrë reklamë nga “Spitali Amerikan” a do të jetë i shqetësuar nga tenderi për dializën. Unë mendoj se Aleksandër Frangaj duhet falënderuar për dhunën me ekskavator, zaptimin e fushës dhe gardhin e “Lagunës”. Duhet falënderuar pasi nxori në sipërfaqe gjithë llumin e mllefin që është mbledhur aty. Me gardhin e “Lagunës” Aleksandër Frangaj solli për opinionin publik gazetarët dhe analistët kryesorë shqiptarë ashtu siç janë. Klientelistë e primitiv si në zonat e thella ku vriten për vijën e ujit e për një gardh. “Një gjellë që s’është për mua, i raftë miu brenda” është një thënie në Shqipërinë e mesme. Këta janë banorët e “Lagunës””, thotë Peka. 

http://www.syri.net/2015/11/04/faleminderit-sander-nga-cim-peka/