Qeveria flet për reforma, për pastrimin e Shqipërisë lart e poshtë, por një reformë kyçe nuk e ka kryer akoma: administrimin e parave publike. Burimin e një korrupsioni masiv dhe gjeneratorin e kapitalizmit fisnor që ekziston në Shqipëri. Këtë kritikë nuk e bëjmë ne, se do akuzoheshim për keqdashje ndaj përpjekjeve titanike për pakëz dritë të qeverisë, por një deputet i mazhorancës. Artan Gaçi në një intervistë për “Tema Tv” kërkon pikërisht këtë: ndryshimin e rregullave të prokurimit, pasi paratë po shkojnë në disa duar prej vitesh. Dhe shërbimet nuk përmirësohen. A do ketë veshë qeveria të dëgjojë? Kjo mbetet për t’u parë.