Ambasadori amerikan në Tiranë është prononcuar sot gjatë një takimi për reformën në Drejtësi, zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë. Donald Lu ka përmendur emra të njohur të cilët edhe pse akuzohen për shumëçka, lëvizin të lirë:  “Persona të rrezikshëm që kanë bërë krime lëvizin të lirë, si Arben Frroku, Emiliano Shullazi, Sokol Mjacaj që u lirua kur vrau për herë të parë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë”, tha Lu. Një apel ky për ministrin e Brendshëm që e ka për detyrë të mbajë rendin, apo një mesazh që nënkupton se persona të tillë janë të lirë për shkak të lidhjeve me politikën? 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313290#k1