Humbjet në tregun e aparateve celulare për vitin 2014 u përllogaritën së paku në 7.5 milionë euro.  Monitor thotë se për këtë periudhë janë zhdoganuar rreth 140 mijë aparate celulare dhe po gjatë këtij viti, janë aktivizuar rreth 1 milion numra në sistemin e telefonisë së lëvizshme tek të katër operatorët së bashku.

Në një raport të Ministrisë së Financave  që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2016 thuhet se, nëse çmimi mesatar i një aparati vërtitet sot tek rreth 15 mijë lekë për njësi, shuma e TVSh-së së munguar për copë përllogaritet në 3 mijë lekë.

Dhe e shpërndarë për të gjithë sasinë e përllogaritur si të munguar nga deklarimi (rreth 350 mijë), rezulton një dëm ekonomik vetëm për TVSH e munguar gjatë 2014 për rreth mbi 1 miliardë lekë, ose 7,5 milionë euro.

Kjo vlerë e munguar vetëm për TVSH, dhe pa marrë në konsideratë vlerën e detyrimit doganor, e cila do të rriste edhe më tej totalin e shmangur dhe të munguar nga buxheti I shtetit në një vit të vetëm.