Ambasadori shqiptar në Greqi Dashnor Dervishi në një intervistë për Independent Balkan News Agency zbulon se kushti i palës shqiptare për të arritur një marraveshje për çështjen e kufirit detar dhe varrezat e ushtarëve grekë është nënshkrimi i akteve nënligjore që do të bëjë të mundur edhe një marrëveshje për njohjen nga Greqia të kufijve tokësore të Shqipërisë

“Ashtu si Greqia edhe Shqipëria jemi shumë të intersuar për arritjen e kësaj marrëveshje. Për këtë ne nuk i kemi rreshtur përpjekjet për të gjetur termat që do të bënin të mundur nënshkrimin e saj. Janë parashtruar propozimet tona për rinegocimin e marreveshjes që do të ishte në përputhje të plotë të interesave tona të përbashkëta, të konventave ndërkombëtare për detin dhe parametrave të BE-së ku ne bëjmë pjesë. Në këtë kuadër, në nivel diplomatik dhe ekspertësh takimet dhe konsultat janë në proces. Shqipëria është e interesuar të nënshkruajë edhe aktet ligjore me fqinjin tonë të jugut për njohjen zyrtare të kufijve ekzistues në tokë dhe ujërave të ëmbla”-thekson ambasadori shqiptar në Athinë.

Dervishi shprehet optimist edhe për avancimin e çështjes së varrezave të ushtarëve grekë, për të cilët është rënë dakord nga qeveritë e dy vendeve që në vitin 2009.“Në shkurt të këtij viti pala shqiptare ka kërkuar zyrtarisht palës greke mbledhjen e Komisionit të përbashkët për të zgjidhur problemet dhe për t’I hapur rrugë këtij procesi human në respekt të të rënëve. Së fundmi ka një reagim nga pala greke për takimin midis dy komisioneve”-deklaron Derviishi.