Takimet dhe konferencat rutinë që shpesh herë janë jashtë vëmendjes së medias përmbajnë detaje që ndoshta qëllimisht lihen jashtë vëmendjes së publikut. Praktikë kjo e ndjekur nga të gjitha qeveritë përfshi edhe këtë të fundit që transparencë quan reagimin ndaj akuzave të Partisë Demokratike.

Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed tha sot gjatë një takimi ku ishte i pranishëm ministri i Shëndetësisë se mes ministrisë shqiptare dhe Bankës ka një projekt për kalimin e menaxhimit të Qendrës Spitalore Universitare një kompanie të huaj.

“Unë jam e lumtur që jam këtu sot, për nisjen e Projektit të Përmirësimit të sistemit shëndetësor shqiptar,  cili përmban  ndër të tjerash  edhe vlerësimin e QSUT (spitalit terciar) dhe përgatitjen për menaxhimin nga një kompani ndërkombëtare”-tha në nëmnyrë të përmbledhur përfaqësuesja e Bankës Botërore duke shprehur falenderimet ndaj stafit të Ministrisë së Shëndetësisë për sjelljen në këtë stad të projektit. http://www.worldbank.org/en/news/speech/2015/11/24/remarks-albania-coun…

Me pak fjalë QSUT-ja po përgatitet t’i jepet një kompanie të huaj ta menaxhojë. Këtë zgjidhje ka menduar Ministria e Shëndetësisë që po çliron veten nga përgjegjësia e administrimit të spitalit më të madh publik në vend. Thënë ndryshe qeveria po merr në praktikë rolin e negociatorit për dhënien në shfrytëzim të shërbimeve publike. Në borderotë e shtetit figurojnë si ministra të dalë nga vota, por që në të vërtetë thjesht paguhen për të qenë negociatorë.

Në këto 2 vjet qeveria ka treguar se vetëm këtë punë  di të bëjë më mirë, të japë me konçesion shërbime publike në shëndetësi, infrastrukturë etj me pretendimin se mbron interesat e publikut.

Nëse kjo është veza e kuqe që po na jep qeveria, pse të mos ia besojmë dhe shtetin një konçensioni ndërkombëtar pa qenë nevoja për negociatorë të stilit Beqaj, Ahmetaj apo Haxhinasto.