Agjencia e vlerësimit Moodys paralajmëron një dështim për të stabilizuar deficitin fiskal dhe nivelin e borxhit publik që sipas saj, do të dëmtojë perspektivën e qëndrueshme të vendit.
Sfidat kryesore të kreditit të Shqipërisë lidhen me raportin e lartë të borxhit, që Moody pret të arrijë kulmin në mbi 73% të PBB-ë në vitin 2015, para se të bjerë në rreth 70% në vitin 2016, si dhe kërkesat e konsiderueshme të huamarrjes bruto të vendit, edhe pse rreziqet e rifinancimit janë zbutur pas emetimit të eurobondit të dytë prej 450 milionë euro nëntor të vitit 2015. Treguesit fiskalë u përkeqësuan ndjeshëm gjatë vitit 2013 në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Agjencia e vlerësimit vleëson pozitivisht punën e qeverisë shqiptare me institucionet multilaterale, të tilla si FMN dhe Banka Botërore. Këto marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë së strukturës së brendshme të borxhit të vendit, që ka një maturim mesatar të shkurtër dhe një mbështetje të lartë në sistemin bankar vendas, i cili në vetvete është ngarkuar me vëllime të mëdha të kredive me probleme.
Për më tepër, vazhdimi i progresit në reformat e gjithanshme të sektorit të energjisë të Shqipërisë, me mbështetjen e Bankës Botërore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe për parandalimin e rritjes së detyrimeve të pashlyera të qeverisë.
Moody komenton më tej se se progresi i suksesshëm sa i përket reformave pozitive strukturore të kredisë, veçanërisht trajtimi i korrupsionit, forcimi i të drejtave të pronësisë dhe efikasiteti gjyqësor, do të çojnë në përmirësimin e konkurrencës dhe do të rrisin tërheqjen për të bërë biznes.
Monitor