Kreu i PD-së, Lulzim Basha, reagoi pas lajmit të padisë që bëri sot Ministria e Energjetikës pë privatizimin e CEZ. Basha shkruan me nota ironike se transaprenca ndërkombëtare nuk mund të ndalet. Thotë kreu i PD-së: "Kokoshi 200 milionë dhe zengjini i tij shpresojnë më kot se duke hedhur tym do të arrijnë të mbulojnë gjurmët dhe transfertat e tyre bankare off shore. Tepër vonë. Janë kapur me presh në duar. Do të paguajnë deri në kacidhen e fundit paratë që ju vodhën shqiptarëve. Qerrja e transparencës ndërkombëtare ka filluar të lëvizë. Nuk kanë për ta shantazhuar dot, nuk kanë për ta blerë dot, nuk kanë për ta ndalur dot me ligj të posaçëm siç ndalën përkohësisht drejtësinë shqiptare. Ora po troket mbrapsht për Edi Ramën me 40 hajdutë”. Pse nuk u pranua hetimi ndërkombëtar? "Sepse e vërteta do të nxirrte në dritën e diellit vjedhjen e shekullit”, tha ai. 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=316203#k2