Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kthyer për rishqyrtim ligjin e ri të pronave. Arsyetimi për këtë vendim është se ligji i ri bie ndesh me përcaktimet e Konventës së të Drejtave të Njeriut si dhe për faktin se skema e parashikuar për dosjet e patrajtuara është jo kushtetese. Ligji do të duhet të rikalojë në procedurat parlamentare, por kthimi nga Presidenti u bën jehonë edhe kërkesave të pronarëve që e kanë cilësuar ligjin krejt të padrejtë dhe që e ndërlikon më shumë çështjen e pronës në vend ta zgjidhë siç pretendon qeveria.