Gazeta italiane “Il Fatto Quotidiano” ka publikuar sot një lajm që konsiderohet një skandal që e nxjerr qeverinë e Matteo Renzit qesharake. Sipas kësaj gazeta anëtarët e delegacionit italian që vizitoi Riadin në muajin nëntor të vitit 2015, janë zënë gjatë vizitës, për shkak të ndarjes së dhuratave që pritësit u kishin bërë. Dhuratat për një delegacion prej 50 vetash konsistonin në dy lloje orës me stë cilave edh “Rolex”. Një prej anëtarëve të delegacionit ka pretenduar që t’i jepet edhe atij një “Rolex” dhe që këtu pastaj fillon komedia e situatës. Direktiva e ish-kryeministrit Mario Monti, ndalon që funksionarët të pranojnë dhuarat më shumë se 150 eur. Të tjerat janë pronë e shtetit. Por sipas mediave italiane dyshohet se “Rolex” nuk ndodhen në sallën e admnistrimit të dhuratave, diçka që duhet verifikuar. Qesharake. Aq sa kjo situatë, "amniston" thagmat që kanë ndodhur dhe ndodhin me diplomatët shqiptarë, pse jo edhe me ndonjë ish-president, këshilltar, ambasador etj.. Thagma që në ndonjë rast nuk janë pritur mirë edhe nga vetë miqtë arabë, që siç janë dorëlëshuar në kësi rastesh, dhe shumëkush e ka provuar këtë në Ministrinë e Jashtme, ashtu edhe dinë të përcjellin kur tamaja të çon në derën e gabuar. Thonë se zakoni e do që si dhuratë përcjelljeje për ata që shtrijnë dorën në mënyrë të pacipë, është një kuti me hurma. 

http://www.lastampa.it/2016/01/08/italia/politica/rissa-tra-i-funzionar…