Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i konsideron të pavërteta lajmet e disa mediave te huaja se kultivimi i kanabisit apo trafiku i armeve jane te lidhura me me terrorizmin dhe Shtetin Islamik, duke e lidhur raportimin e gazetarëve të huaj me referencat e gabuara që u jepen sipas tij nga burime brenda vendit.

 “Shqipëria ka pasur një numër procedimesh lidhur me çështjet e armëve dhe po ashtu me kultivimin e lëndëve narkotike. Por asnjëra nga këto nuk lidhet me çështjet e terrorizmit. Jo çdo abuzim, që lexoni shpeshherë nga gazetarë anonimë apo që vijnë këtu me referenca të gabuara vendase, shërben për të ndërtuar këtë lloj paniku”.

Ne analizën e policisë Tahiri deklaroi  se policia e shtetit ka regjistruar  një sër procedimesh për kultivim dhe trafik armësh, që s’kanë asnjë lidhje me lajmet dhe reportazhet e dhena ne Rai, Corriere Della Sera apo Daily Mirror.