Ministri e Financave njoftoi sot dhënien e një shërbimi të ri me koncesion, që synon të përmiresojë mbledhjen e TVSH-së. Gjatë një takimi informal me gazetarët ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se TVSH do të mblidhet nga kompani private. Pritet që së shpejti të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë. Ministri Cani ka theksuar se ky vendim vjen si partneritet publik-privat dhe se qëllimi është mbledhja e më shumë të ardhurave. Ndërsa zv/ministrja e Financave Irena Beqiraj tha se kjo bëhet pasi ka problem me deklarimin e TVSH dhe se do të ketë tender për kompaninë që do të merret me mbledhjen. Beqiraj: Ka probleme me deklarimin e TVSH pasi faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale. Ka probleme me evidentimin e transaksioneve. Po ashtu ka vështirësi për gjurmimin e produkteve nga dogana te konsumatori. Ka mundësi për falsifikim të kuponave tatimore, ky falsifikimi i kuponave tatimore u konstatua nga lotaria e fundit. Tatimet e kanë të pamundur të verifikojnë çdo biznes që lëshon kupon. Duhet teknologjia për verifikimin e çdo biznesi që lëshon kupon tatimor. Kompani të huaja kanë shprehur interes për këtë shërbim Kujtojmë se kompani të huaja kanë shprehur interes për këtë shërbim. Pak kohë më parë u bë e ditur se një kompani private i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë me koncension shërbimin e mbledhjes së TVSH-së, e cila ligjërisht i takon tatimeve dhe doganave. "Ora News"