Shqipëria dhe Greqia po kalojnë vitet e fundit një krizë në marrëdhëniet mes tyre, sidomos pas vitit 2009 kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi marrëveshjen për kufirin detar. Qeveria socialiste erdhi në pushtet me proklamimin e reciprocitetit në marrëdhënie me fqinjët, çka mbajti në tension konstat marrëdhëniet mes dy vendeve. Por për Sekretarin e Pergjithshem të Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise, Jorgos Cipras fërkimet mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një epokë të re në marrëdhëniet Greko-Shqiptare”.
"Me këtë vend na afrojnë lidhje shumëshekullore, janë lidhje, gjurmët e të cilëve humbasin në thellësitë e shekujve, jemi, nga shumë pikëpamje, dy popuj vëllazërorë, lidhje që u fuqizuan veçanërisht gjatë 25 viteve të fundit. Nuk mendoj se marrëdhëniet tona duhet të jenë në nivelin e tanishëm, ato mund të përmirësohen shumë më tepër, është diçka që varet ekskluzivisht prej vullnetit politik të dyanshëm. Nuk ka çështje të tilla , për të cilat, ka me të vërtetë diçka shumë të rëndësishme që mund të na ndajë, çështje të tilla që mund t’i ndajnë dy vendet. Pra unë besoj se disa probleme, disa fërkime, mund të tejkalohen dhe të kemi me të vërtetë një epokë të re në marrëdhëniet Greko-Shqiptare"-deklaroi Cipras në një intervistë për Vizion Plus.