Para pak ditësh kryeministri Rama deklaroi se nuk do të tradhëtojë as 21 Janarin dhe as reformën në drejtësi. Deklarata që kërkojnë të përcjellin bindjen se është kryetari aktual i Partisë Socialiste që ka në dorë mashën e reformave për të cilat vendi ka nevojë. Edi Rama përpiqet të injorojë çdo kritikë që i vjen nga brenda partisë, çka reflektohet edhe në kundërpërgjigjen ndaj akuzave të Blushit në Top Story. “Ka kritikë që e kanë të lehtë ta bëjnë këtë sepse qëndrojnë në pozicionin komod të sehirxhiut. Që na thonë se ku po gabojnë ata që kanë marrë në dorë fatet e vendit, ndërkohë që ne që kemi marrë fatet e vendit se kemi të lehtë, por nuk tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po t’i kishte bërë Shqipëria sot do ishim një tjetër vend”- deklaroi  Rama gjatë një takimi socialistët e Babicës. Zhvilimet brenda Partisë Socialiste sado rozë të prezantohen nga kryetari përgëjeshtrojnë "fuqinë" që kryetari Rama thotë se ka. Në takimin me socialistët e rajonit Vlorë- Gjirokastër Koço Kokëdhima tha se “koalicioni PS- LSI ne themel të qeverisjes së majtë. "Pa LSI nuk e bëjmë dot shumicën e qëndrueshme"-deklaroi deputeti që njëkohësisht mban dhe detyrën e kordinatorit të Jugut. Mesa duket Ilir Meta mbetet e vetmja garanci për Edi Ramën si për të ruajtur pozitat në krye të PS ashtu edhe reformat që thotë se nuk do t'i tradhëtojë.