Është arrestuar sot në mbrëmje Sait Fishta, biznesmen dhe ish-kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit. Po kështu Fishta ka qenë më herët kandidat edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Sot paradite mediat njoftuan se u vendos sekuestro preventive për 9 pallate në Velipojë, që ishin ndërtuar nga Fishta. Ndalimi është bërë me urdhër të prokurorisë në Shkodër.

http://www.m.lapsi.al/lajme/2016/02/07/arrestohet-sait-fishta-kandidati…