Në një takim me zv/ministren e Financave, Irena Beqiraj përfaqësuesit e shoqërive të kasave fiskale, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me problematikën që kanë hasur në funksionimin e rrjetit aktual të kominikimit, i cili bazohet mbi teknologjine e vjetër GPRS të Deutsche Telekom Albania ose ish AMC-së.

Janë 5 kompani që operojnë në tregun e kasafe fiskale që kanë paraqitur në ekipin e Ministrisë së Financave vërejtejet e tyre për rrjetin aktual të komunikimit, të mundësuar nga Deutsche Telekom Albania. Sipas tyre shpesh të dhënat shkojnë me vonesë në Drejtorinë e Përgjithshme tëTatimeve për shkak të mungesës së sinjalit, duke theksuar se ndryshimi i teknologjisë në 3G apo 4G do të ndihmonte në përcjelljen e të dhënave korrekte. Tema TV raporton se takimi ishte thirrur për të diskutuar mbi projektin e partneritetit publik privat të gjurmimit elektronik të TVSH-së.

http://www.tematv.al/2016/02/11/financat-takim-me-shoq%C3%ABrit%C3%AB-e…