Rzultati i arritur nga Donald Tramp në Karolinën e Jugut vërtetetoi se ai është kandidati kryesor i republikanëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen në nëntor. Ai dominoi lehtësisht ndaj rivalëve brenda partisë, duke marrë rreth 32% të votave kundrejt 22.4% të senatorit të Floridas, Marko Rubio dhe 21% të siguruara nga senatori i Teksasit, Ted Kruz. Karolina e Jugut konsiderohet si një elektorat konservator dhe në rezultat kanë ndikuar edhe deklaratat e Tramp ndaj Papa Françeskut. Nga ana tjetër rivalja demokrate Hillary Klinton fitoi me vështirësi në Nevada ndaj kandidatit Berni Sandrers, duke paralajmëruar një betejë të vështirë brenda partisë.