Kontrolli i Larte i shtetit ka kallëzuar në prokurori drejtorin e përgjithshëm të autoritetit rrugor shqiptar, Dashamir Xhikën, post që në bazë të marrëveshjes së koalicionit i takon LSI-së. Një auditim i kryer për periudhën janar 2014 – shtator 2015 ka zbuluar se ai i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 634 milionë lekë ose 4,5 milionë eurosh. Ky dëm, thuhet në raportin e KLSH, ka ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore. Nga auditimi rezultoi se ka patur ndryshime te shpeshta pergjate vitit ne programin e investimeve, te cilat kane sjelle kosto buxhetore te panevojshme.

KLSH thote se drejtori i autoritetit rrugor ka favorizuar ne menyre te qëllimshme subjektet private te kontraktuara për ndërtimin e rrugës By Pass Plepa - Kavajë – Rrogozhinë, duke miratuar kërkesën e tyre për ndryshimin e tipit të parmakëve mbrojtës.

KSHL e akuzon drejtorin e autoritetit rrugor, Dashamir Xhika, per rritje artificiale te fondit limit, në vlerën prej 100,001,686 lekë, përfituar padrejtësisht nga operatori ekonomik fitues i prokurimit me objekt: “Studim, projektim zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës”. Ky është zyrtari i disatë i LSI-së që kallëzohet penalisht për shpërdorim detyre dhe korrupsion.