Një alarm sigurie ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin e Kelnit në Gjermani. Mediat raportojnë se janë marrë masa të menjëhershme dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Pasagjerët kanë postuar foto në rrjetet sociale, duke raportuar se terminali 1 dhe 2 aktualisht janë të mbyllur. Ndërkohë mbi aeroport është parë të patrullojë një helikopter.Një zëdhënës nga aeroporti i Këlnit citohet nga CNN të ketë thënë se se të dy terminalet janë mbyllur, pasi një grua arriti të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit dhe duke shmangur forcat e sigurise. Të gjithë udhëtarët ne keto terminale janë evakuuar dhe duhet të kalojnë perseri neper pikat ekontrollit te sigurise. Pasagjerët dhanë alarmin se në pistë ishin parë persona të paautorizuar.