Për Komisionin Europian, reforma e sistemit të drejtësisë është prova e vendimtare për Shqipërinë. “BE pret ndryshim të plotë, që do të forcojë profesionalizmin dhe efikasitetin e gjyqësorit, duke vendosur ekulibrin e duhur midis pavarësisë dhe llogaridhënies.  Komisioneri Hahn, përsëriti se reforma e sistemit të drejtësisë mund të vendos Shqipërinë në drejtim të fortifikimit të pakthyeshëm të sundimit të ligjit”-  është shprehur Maja Koçijançiç.

Sipas Koçijançiç, komisioneri Hahn pohoi se Komisioni Evropian do të vazhdojë të monitorojë të gjitha reformat për përmbushjen e pesë prioritetet kryesore, duke inkurajuar autoritetet që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ruajtur një dialogu konstruktiv, në mënyrë që të arrihet progres konkret.

Johannes Hahn ka konfirmuar, se do të bashkë-kryesojnë me kryeministrin Edi Rama më 30 Mars në Tiranë  takimin e dialogut të nivelit të lartë për pesë prioritetet kryesore që Komisioni Europian ka vendosur për hapjen e negociatave të anêtarësimit tê Shqipêrisë në BE raporton ABC News