Një ditë pasi emisioni investigativ Stop në televizionin Klan denoncoi sesi konsullata shqiptare në Milano kryente martesa civile kundrejt rryshfetit dhe pa dokumentacionin e nevojshëm, Ministria e Jashtme reagoi duke njoftuar se konsullja Luljeta Çobanaj nuk do të jetë pjesë e shërbimit diplomatik. Konsullja ishte bërë pjesë e një skeme korruptive që siguronte emigrantëve çertifikate martese kundrejt pagesave nën dorë. Burime thanë për ResPublica se Çobanaj u emërua në këtë post me propozim të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pavarësisht problemeve që ishin raportuar në detyrën e saj ministri Bushati e kishte të vështirë ta shkarkonte.
Te gjithe keta qe po kapen
Te gjithe keta qe po kapen duke vjedhur, apo te koruptuar, te gjithe po dalin nga LSI.
Si shpjegohet ?
A e di i pari i ketyre te "PA KORUPTUARVE" Ilir Meta, qe vetem kuadrot e LSI po dalin zbuluar, lakuriq ?
Apo eshte si puna e asaje, sheh rrushi rrushin, edhe piqet.