Patentat e reja për drejtimin e automjeteve do të nisin të jepen në 2017-ën. Sipas Ministrisë së Transporteve procedurat për marrjen e patentave të reja do të kushtëzohen nga nxjerrja e akteve të tjera nënligjore, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e plotësimit të lejes së drejtimit si dhe një udhëzim që rregullon procedurat e marrjes së lejes së drejtimit që nga regjistrimi në autoshkollë deri në kalimin me sukses të provave të kursantit. Specialisti Nikolin Berxhiku tha për Vizion+ se me lejet e reja të drejtimit, nuk do të ketë më nevojë të lihet grupi i gjakut dhe po ashtu do të hiqen edhe një sërë dokumentesh të tjera, të cilat janë lehtësisht të gjetura në system siç është vendbanimi. Patentat e reja zgjatin me 5 vite kohën e përdorimit, për ata që janë mbi 50 vjeç.

http://vizionplus.al/shtyhen-patentat-e-reja/