Partia Demokratike ka dalë me një propozim të ri për sistemin shëndetësor. Nga Durrësi, Departamenti i Shëndetësisë prezantoi platformën e PD në këtë sektor, ku u theksua vënia në qendër të sistemit shëndetësor të pacientit, parim që sipas demokratëve do të jetë motori lëvizës i reformës në shëndetësi.
Sipas kësaj platforme, pacienti do të zgjedhë lirshëm mjekun apo institucionin që do të marrë shërbimin, dhe shpenzimet do të jene të rimbursuara nga sigurimet shëndetësore. është e paqartë se çfarë nënkupton PD me këtë platformë që në thelb nuk ndryshon nga mbulimi univesral i shërbimit Shëndetësor nga Fondi i Kujdesit Shëndetësor.