Rusia dhe Serbia kanë hedhur një hap simbolik në përforcimin e marrëdhënieve të veta, që po vendosen në mënyrë eksplicite edhe mbi baza të solidaritetit. Në një takim të presidentit serb Tomislav Nikoliç dhe atij rus, Vladimir Putin në Kremlin të martën, ky i fundit ka folur për rolin e Serbisë në mbrojtjen e vlerave të kristianizmit lindor. “Ju po bëni shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe traditat e kristianizmit lindor. Do të doja t’iu përgëzoja dhe falenderoj për përpjekjet tuaj në këtë çështje”, tha Putin, pasi Nikoliç u nderua me çmimin e Fondit Ndërkombëtar të Bashkimit të Kombeve Ortodokse. Nga ana e vet presidenti serb ka vlerësuar veton ruse në Kombet e Bashkuara për çështjen e Srebrenicës, duke bërë një analogji me hyrjen në Luftën e Parë Botërore, të Carit të Rusisë, “për të mbrojtur vëllezërit serbë”(http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=03&dd=10&nav_id=97333).

Ky takim i vjen ndesh përpjekjes së forcave të caktuara në Serbi për anëtarësim në NATO dhe vendosjen si prioritare të marrëdhënieve me Perëndimin.