Kryeministri inkurajoi edhe njëherë fermerët që për të mirën e tyre financiare e për të përfituar sa më shumë nga skemat e ndihmës, të pajisen me NIPT. “Ne kemi bërë një sakrificë buxhetore, në kuptimin e përgjithshëm të buxhetit, duke vazhduar të rimbursojmë 20% të prodhimit, në mënyrë që të nxisim formalizimin dhe qoftë për ju, qoftë për të gjithë ata që prodhojnë në fushë, është shumë e rëndësishme që të jenë të formalizuar, në mënyrë që të përfitojnë 20% e rimbursimit. Ata që kanë marrë NIPTI-n përfitojnë shumë më tepër se më parë" u shpreh kryeministri gjatë vizitës në një pikë grumbullimi në Berat.
"Të njëjtin biznes e kam ngritur në Greqi. Me këtë që po shoh këto dy vitet e fundit, shpresoj ta zhvendos të gjithë biznesin tim këtu. Shoh ndihmën dhe garancinë që kemi këtu nga shteti. Zona që kemi këtu është një zonë me prodhimtari që sa vjen e rritet. Nga vjet, sivjet e kemi dyfishuar prodhimin. Nga tre milion euro që ka qënë xhiro e kemi çuar në 7-8 milion euro. Shpresoj ta dyfishojmë këtë në ndërtesa dhe çdo gjë.” u shpreh Lorenc Hatija, pronar i një firme grumbullimi në Berat.