Një shpërthim i fuqishëm, me gjasë vetëvrasës, ka shkaktuar mbi 50 të vdekur në Pakistan. BBC-ja raporton se dyshimet janë që sulmi kishte për objektiv familjet e krishtera  që ndodheshin në rrugë me rastin e Pashkëve, në parkun Gulshan-e-lqbal. Shumica e të vdekurve dhe të plagosurve janë gra dhe fëmijë. Askush nuk ka marrë përsipër sulmin deri më tani, por BBC-ja në raportimin e vet theskon se Pakistani është goditur  shpesh nga talebanët, aktivitetet kriminale, apo edhe ndarjet fetare.