Aeroporti i Tiranës, menaxhimi dhe shfrytëzimi i tij, mund të kalojnë në duart e kinezëve. Ndonëse qeveria shqiptare dhe koncesionari gjerman janë në negociata për heqjen e ekskluzivitetit dhe, gjermanët po verpojnë në bursë. “Mësohet se ka disa muaj që kinezët e “Fairmont Investment Group” janë në bisedime me palën gjermane për të blerë aeroportin dhe tashmë po shkojnë drejt finalizimit të shitjes. Burime konfidenciale thonë se blerja e aksioneve të TIA-s është çështje ditësh. Të pyetur zyrtarisht, drejtuesit e aeroportit nuk kanë pranuar të bëjnë komente mbi këtë çështje, por as nuk kanë mohuar tentativat për tu larguar nga Shqipëria. Ndërkaq pranojnë se marrëveshja mes tyre dhe qeverisë shqiptare për të hequr të drejtën ekskluzive të fluturimit është shumë afër”, raporton “Vizion Plus”. Ky është rasti i dytë që një konçesionar që operon në Shqipëri vendos shitjen e ploë të aksioneve, pas Bankers Petroleum, që u shit po te një grup kinez. Largimi i palën amerikane të Rapiscan, nuk hyn në llogari, pasi konçesinari sapo kishte nisur punë. Çdo gjë po ndodh në bursë dhe qeveria nuk ka të drejtë që të veprojë. Fitimi i konçesionarit është 12 milionë dollarë në vit dhe ka operuar në kushte monopoli. Humbja e këtij të fundit duket se ka sjellë edhe dëshirën për t’u larguar. 

 

http://vizionplus.al/kinezet-do-te-blejne-rinasin/