Në një sondazh që po zhvilloj me qytetarë të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, 800 banorë të kësaj të fundit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të kryeqytetit, u pyetën rreth këndit të lojrave tek Liqeni Artificial i Tiranës. Nga përgjigjet e tyre, rezulton se 55% janë pro përfundimit të tij, 35% janë kundër, dhe 10% janë asnjëanës. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit kryeqytetas është plus/minus 3.4%.
Në qoftë se këto rezultate ekstrapolohen për të gjithë territorin e zgjeruar të bashkisë së Tiranës, mund të thuhet se rreth 220 mijë zgjedhës tiranas janë pro perfundimit te këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për Erion Veliajn rreth 160 mijë tiranas), ndërsa rreth 140 mijë zgjedhës tiranas janë kundër tij (në zgjedhjet e vjetshme, votuan për rivalët e Erion Veliajt rreth 140 mijë tiranas).
Shumica dërrmuese e të anketuarve që janë pro këndit të lojrave tek Liqeni Artificial (95 ndër 100) ishin votues të mazhorancës parlamentare në 2013-ën (çereku i tyre nuk e morën mundimin të votojnë në zgjedhjet lokale të 2015-ës). Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e të anketuarve që janë kundër këndit të lodrave tek Liqeni Artificial (94 ndër 100) ishin votues të opozitës parlamentare në 2013-ën.
JU a jeni te marr apo bani
JU a jeni te marr apo bani vete .....qfare sondazhit e keni fjalen kur aja asht e jashteligjshme !!!?? KU keni pa me ba sondazh a ta shkelim ligjin apo jo !!!!?
illi@gmx.de
O zaloshnja, qe nje kend lojrash per femijet, bile edhe nje kafene, te jene pjese e parkut urban te Tiranes, besoj se nuk eshte pyetja e duhur ne kete rast, pasi do te ishte absurde te mos kishte nje pergjigje pozitive. Pyetja e duhur do te duhej te ishte: a mundet kryebashkiaku te nise nje projekt pa u pergatitur dokumentacioni ligjor sipas rregullave ne fuqi?, pasi ky eshte thelbi i ceshtjes. Me tej mund te shkojet sa te duash: psh KM ne intervisten ne Oranews, tha se si nuk e ngre zerin njeri, qe liqeni po thehet ne nje grope te hapur septike nga shkarkimet e kodres perballe dhe kur i jane prere mundesite e furnizimit me uje te rrjedhshem?! Ne keto kushte, a eshte normale qe bashkia te mendoje per kendin e lojrave, perpara se ti jape zgjidhje problemit te sipercituar nga KM?! Po kendet e lojrave ne ane tjeter te liqenit, buze unazes, arterit te ardhshem kryesor te Tiranes, si mund te justifikohen?! A nuk do ishte me logjik pyllezimi i asaj pjese per te ruajtur pastertine e pjeses kryesore te parkut?! Pra ne cdo rast behet fjale per zgjidhje me ne dobi te qytetarit, e ji per zgjidhje te pjeshme, qe me shume i sjellin pasoja qytetarit.
po pyetja?!
Sondazhi fokuson ne drejtim te gabuar - problematika e ketij rasti nuk eshte se cfare do behet, por ligjshmeria e veprimeve dhe konsultimi me publikun (para pilafit dmth). Qeverisja e sotme karakterizohet nga toleranca shume e vogel (te themi) ndaj shkeljeve te qytetarit te thjeshte, ndaj simbolika e kesaj situate eshte domethenese, qofte per arrogancen e qofte per papjekurine e administrates.
pislleqet si anketime
Kot shpresohet nga njerez te deshtuar
nga njerez qe hyjne ne jeten publike duke bere per te qeshur me propozimet e tyre
dhe qe pasi mbaruan se turperuari veten
kane vendosur te turperojne mjetet e format demokratike te Perendimit, ku deshtuan...
ta merr mendja, do deshtojne serish,
por pse gazetat i quajne anketime?