Dhënia e çertifikatës për tokën bujqësore ishte një nga premtimet afatshpejta të ish-opozitës socialiste, por u deshën afërsisht 3 vjet për të nisur shpërndarja e çertifikatave të para. Nga Novosela kryeministri tregoi edhe sakrificën që bëri qeveri lër ta përmbushur këtë premtim. “Koha që nga dita që kemi marrë këtë zotim është 2 vjet e gjysmë, por, nëse do t’i kërkoja Drejtorit të Përgjithshëm të hipotekës të tregonte gjithë kalvarin për të përgatitur këtë proces, do duhej të rrinim këtu deri në mbrëmje, pasi situata ​që trashëgua edhe në hipotekë ishte një situatë katastrofike. Këtë situatë kemi vendosur ta ndryshojmë rrënjësisht dhe jemi duke e ndryshuar, edhe pse jemi të vetëdijshëm që ka ende jashtëzakonisht shumë probleme që lidhen me bazën e të dhënave të informacionit,” – u shpreh Kryeministri.