Porosia Apostolike  “Amoris Laetitia – Gëzimi i dashurisë” nënshkruar nga Papa Françesku më 19 mars vjen për t’u përhapur edhe në Shqipëri. Kisha Katolike ka njoftuar se me porosi të Nuncit Apostolik dhe të Seketerarisë së Konferencës Ipeshkvore paraqitja e Porosisë Apostolike “Amoris Laetitia”, që sipas saj mund ta quhet vërtet një ngjarje e bukur për familjen dhe për Kishën, do të bëhet në Katedralen e shën Palit në Tiranë ditën e hënë.

Por cilat janë dy kapitujt që kanë ngjallur më shumë polemika. Është ai i divorcit dhe homoseksualëve për të cilët kisha ka avncuar në qëndrime. Ja se çthotë Radio Vatikani për këtë aspekt.  “Natyrisht, në kohën tonë është rritur shumë numri i divorceve, gjë që Papa e konsideron shqetësuese, prandaj bën thirrje të parandalohen fenomene të tilla, sidomos për të mbrojtur fëmijët, të cilët nuk duhet të bëhen “pengje” të njërit apo të bashkëshortit tjetër. Pa harruar se, para dhunës, shfrytëzimit dhe prepotencës, ndarja është e pashmangshme dhe “moralisht e nevojshme”.

Edhe qasja ndaj homoseksualëve vjen më e moderuar, por kisha mbetet kundër martesës së njerëzve të së njëjtës gjini. “Përsa u përket njerëzve me prirje homoseksuale, theksohet nevoja për respektimin e dinjitetit të tyre, pa i diskriminuar padrejtësisht. Por, nënvizohet në Nxitjen Apostolike, “nuk ekziston asnjë bazë” për të vendosur analogji “as të largëta” ndërmjet bashkimit homoseksual dhe martesës sipas planit të Zotit. E në këtë pikë, është “e papranueshme” që Kisha të vuajë nga “presione” të çdo lloji”-thotë