Kreu i Partisë Demokratike është shfaqur me një deklaratë ambigue në Sarandë, teksa ka folur për reformën në drejtëësi. Sipas tij, reforma e vërtetë mund të vijë vetëm pas zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sipas tij ky është edhe mesazhi që Edi Rama ka marrë nga ndërkombëtarët. “Mesazhi që do të dëgjojë deri ditën e fundit është: Të mos guxojë të prekë më votën e shqiptarëve e t’i lërë shqiptarët të votojnë të lirë e të ndershëm për qeverisjen e tyre. Për një drejtësi që dënon korrupsionin dhe krimin e nuk e mbron atë. Kjo është reforma në drejtësi dhe dihet mirë që kush i ka lidhjet me krimin. Dihet mirë që kush ka bërë korrupsion këto vite me shuma që i mungojnë sot qytetarëve shqiptarë”-dekalroi Basha.