Guvernatori i bankës së Shqipëri Genti Sejko është shfaqur optimist për perspektivën ekonomike të vendit ndonëse 2015 u mbyll nën parashikimin  një normë rritje 2.6 për qind, dhe për më tepër kur 3 muajt e parë të vitit shënuan rënie të fuqisë blerëse. Sipas tij, rritja ekonomike e Shqipërisë duhet të ishte më e lartë. Por në një intervistë për Zërin e Amerikës, Guvernatori Sejko deklaroi se në  rënien nga objektivi ndikoi kriza në Greqi dhe përmbytjet. Për vitin 2016 tha ai Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike 3.4 për qind, ndonëse parashikimet për krizën në Greqi  nuk janë shumë optimiste dhe për më tepër motit nuk i dihet asnjëherë se çfarë sjell.