Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar zgjodhi Thoma Gëllçin si drejtor të përgjithshëm të RTSH-së. Gëllçi u zgjodh me 7 vota nga 11 anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Ai kandidonte në këtë post përballë Petrit Malajt. Thoma Gëllçi ka shërbyer si këshilltar i kryeministrit Fatos Nano dhe Drejtori i Departamentit të Informacionit, pranë Keshillit socialist të Ministrave. Ai ka drejtuar në të shkuarën edhe gazetën partiake "Zëri i Popullit". Pretendenti tjetër për këtë post, Petrit Malaj, në zgjedhjet e vitit 2009, u përzgjodh nga Partia Socialiste për të qenë kandidat për deputet në Tiranë, por nuk arriti të fitojë votat e duhura. Megjithatë për katër vitet e shkuara: 2011-2015, përveç postit të lartë të Rektorit, Petrit Malaj, ka qenë edhe përfaqësues i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit.