Përfaqësuesit të Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehën shqetesimin për pagesën disa herë nga bizneset të taksës  së arsimit per çdo nipt sekondar dhe për pagesën e taksave nga bizneset që nuk janë aktive. Kreu i Komitetit të Taksave dhe Ligjeve në Dhomën Amerikane të Tregëtisë tha se  “i njëjti subjekt pavarësisht sa njësi ka duhet të paguajë po aq herë për të njejtën tarifë të taksës për arsimin”. Sipas tij, subjektet me status pasiv, janë të detyruara të paguajne taksat, pavarësisht se janë në faliment. Argumenti i Bashkisë ishte se për investimet publike nevojiten para. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku  tha se “që një qytet të funksionojë duhet të ketë të ardhura nga të gjitha burimet e mundshme”. Kujtojmë që paketa e re fiskale e Bashkise se Tiranes u shoqërua me kundërshti të bizneseve dhe tregëtarëve.