Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë, sidomos me uljen e normës së interesit nuk përcjellin optimizëm. Një nga aktorët ekonomikë në treg, Konfindustria, ka përcjellë sot një vlerësim se politikat e BSH-së janë të paracaktuara të dështojnë. "Konfindustria vlereson, se ulja ne nivel historik te 1.25% te normes baze te interesit per monedhen kombetare me vendimin e muajit maj 2016 te Bankes se Shqiperise, nuk pritet te jape ndikim ne shtimin e nivelit te kreditimit dhe si rrjedhim pamundeson rritjen e domosdoshme te investimeve, konsumit dhe rritjen ekonomike. Konfindustria vlereson, se politikat monetare te Bankes se Shqiperise jane objektivisht te paracaktuara te deshtojne ne kushtet e:- vazhdimesise se krizes globale, - shkalles se larte te monopolizimit dhe tregjeve te mbyllura ne ekonomine shqiptare, -shkalles se pamjaftueshme te konkurences ne sistemin bankar dhe financiar te vendit si dhe -politikave fiskale te paarsyetuara.
Politika monetare e Bankes se Shqiperise ne gjithe vitet e krizes globale, duke filluar nga vitet 2008-9 e ne vazhdim, kane qene te pasukseshme per te penguar renien ekonomike ne vazhdimesi. Shprehje e qarte per sa me siper eshte, se ne disa vite rresht niveli i kreditimit nga sistemi bankar eshte ne kufirin me te ulet ne vite, duke kushtezuar drejtperdrejt rritjen e dobet ekonomike te shpresuar te vendit dhe kalimin ne kufijte pothuaj deflacionist te ekonomise. Ne menyre paradoksale sistemi bankar pikerisht ne kohen e uljes historike te kreditimit dhe nivelit te larte te kredive te ashtuquajtura”te keqia” arriti ne vitin 2015 nivelin me te larte te fitimit prej afer 60 milion euro", vlerëson KI.