18 persona janë paraqitur në shërbimin e sëmundjeve infektive ne Qendrën Spitalore Universitare përgjatë tre ditëve me simptoma të helmimit pasi kanë konsumuar ushqim në një prej restoranteve më të frekuentuar në zonën e ish bllokut, bar restorant artigianon. Kjo situatë ka vënë në alarm sistemin shëndetësor, i cili ka konstatuar mungesën e kushteve higjeno-sanitare që ka cuar në helmimin e klientëve.  Kreu i Isnpektoriatit Shëndetësor të Tiranës, Gjergji Koja i tha televizionit Klan se  mostrat e analizuara rezultuan me salmonelë. Dyhohet se rreth 40 kliente janë helmuar përgjatë një jave nga konsumimi i uhsqimeve në këtë restorant, por një pjesë e tyre kanë patur simptoma të lehta e për pasojë nuk janë paraqitur ne urgjencë. Pas kësaj situate autoriteti shëdetësor rajonal ka urdhëruar mbylljen e mënjehershme të këtij restoranti. Kryeinspektori i Tiranës, Gjergj Koja bën me dije se ën hetim ështe  edhe kompleksi Kame. Vetë adminstratori i këtij kompleksi ka kryer mbylljen e restorantit pas  dyshimeve për helmim të disa klineteve. Analizat e mostrave të marra pritet dalin të hënën.