Me një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të parlamentit Nikos Vutsis, deputeti i Grekëve të Pavarur, Dhimitri Kamenos ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar në mënyrë që Greqia të kërkojë dëmshpërblimet e luftës nga Shqipëria.

"Historikisht, ashtu siç është e njohur gjerësisht, udhëheqësit e Çamëve  gjatë pushtimit gjerman bënë aleancë  me pushtuesin duke bërë krime kundër popullatës greke, veçanërisht në Thesproti. Pjesa më e madhe u strehua në Shqipërisë për t’i shpëtuar vendimeve të gjykatave  dhe është e rëndësishme të theksojmë se një në dhjetë prej tyre dënun me vdekje në mungesë për krime lufte.

Duke pasur të gjitha këto fakte  unë propozoj krijimin e një Komisioni Hetimor bazuar në nenin 144 me objekt  “Hetimin e mizorive të çamëve në Greqi dhe kompesimin për dëmshpërblimet e luftës”, tha deputeti. 

Për veprimtarinë kriminale të çamëve gjatë pushtimit nazi-fashist , por edhe për shkak të sulmit që Shqipëria i ka bërë Greqisë në vitin 1940, si pjesë e Italisë së Musolinit, pak ditë më parë një tjetër deputet i pavarur grek, Notis Marias, deklaroi në Parlamentin Europian se "Greqia meriton të marrë reparacione të luftës nga Shqipëria".

http://www.gazzetta.gr/plus/article/938211/o-kammenos-zitei-exetastiki-…