Një nga gazetarët kryesorë të CNN, nga Fareed Zakaria u zu ngushtë pas pyetjeve që i drejtoi presidentit rus, Vladimir Putin. Zakaria u ftua për diskutim në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg mbajtur fundjavën e kaluar. Në panel ishin  presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev, Presidenti Putin Vladimir Putin dhe kryeministrin italian Matteo Renzi. Zakaria pyeti presidentin pse e cilësoi si "të talentuar" kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump? Kë pjesë të fjalës shumëngjyrësh nuk kuptoni?-iu përgjigj Putin, duke i dhënë edhe një leksion mbi demokracinë që predikojnë Shtetet e Bashkuara. Gjithsesi Putin tha se do të bashkëpunojë me këdo që do të zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.