“Shqiptarja.com”, gazeta në pronësi të mikut të kryeministrit Edi Rama, Carlo Bollino, shkruan sot se ish-kryeministri Sali Berisha ka nënshkruar një kontratë prej 78 milionë eurosh për një shtrëngim duarsh me ish-kryeministrin francez, Francois Fillon. Një shifër astronomike që me siguri e bën Obamën prej 80 mijë dollarësh, të duket një burokrat fotozhenik, apo një fatsjellës global.

78 milionë euro? Ngjan një çmenduri edhe për standardet e “marrëzive të mandatit të dytë”, siç shkruan gazeta e Bollinos, që kompenson kështu akuzat për financim të paligjshëm nga Edi Rama për fushatën e presidentit amerikan, Barack Obama.