Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një fjalë me rastin e festimeve të 25 vjetorit të themelimit. Në vazhdën e sensit autokritik, sa herë që dallga e aktiviteteve e nxjerr në bregun e bazës, kryetari i PS-së ka dhënë shfaqjen e realistit kur ka pranuar gabimet dhe punët e mira. Por më tepër rëndësi ka deklarata e tij se ka mësuar shumë. “Kam mësuar shumë në 10 vite në drejtimin e Partisë Socialiste. Në drejtimin e PS-së njoha më shumë Shqipërinë. Kam mësuar shumë për vendin, për veten për pushtetin dhe në dyshimin. Kam pasur mundësinë e rallë të njoh më mirë cilësitë dhe kufizimet e mia, forcën dhe pushtetin, kompleksitetin e jashtëzakonshëm të rrugës së ndryshimit. Kam pasur fatin të njoh shumë njerëz dhe të mësoj shumë nga njerëzit. PS është një shkollë e ngritur mbi parimin se askush nuk mund të ketë të drejtë për çdo gjë dhe gjithmonë. Këtu kam mësuar se pavarësisht se kush je, i vetëm mund të arrish shumë pak dhe jo gjithmonë ajo që mund të arrish është një mundësi e përbashkët”, tha Rama ndër të tjera.