Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin nenin e ligjit që u përcakton pagën profesioneve të lira dhe mbi këtë pagë trefishoi pagesat e kontributeve. Me ndryshimet e bëra, 23 profesione të lira do të paguanin kontributet mbi pagën, e cila varion nga 40.500 lekë deri në 88.800 lekë. Për përcaktimin e nivelit të pagës u morën parasysh 6 kritere, duke nisur nga lloji i profesionit, zona, vitet e punës, paga për të njëjtin profesion në sektorin publik dhe statuti i profesionit. Ligji u kundërshtua ashpër nga avokatët, noterët dhe mjekët, sipas të cilëve qeveria nuk mund të ndërhyjë për të caktuar pagat në sektorin privat, duke trefishuar kontributet per avokatet, noterët mjeket apo farmacistët.