Gjigandët e internetit si Netease, Sina dhe Sohu morën urdhër të hënën nga qeveria kineze të ndërpresin publikmin e artikujve me përmbajtje politike dhe shoqërore që nuk kanë si burim agjencitë shtetërore të lajmeve.
Në urdhër thuhet se përfaqësuesit e së ashtuquajturës gazetari e pavarur, të cilët kanë ndikim të fortë në publik kanë shkelur rregullat dhe kanë manipuluar informacionin.
Duke iu referuar një zyrtari të Cyberspace Administration of China, gazeta Global Times që kontrollohet nga Pekini shkruan se sipas vendimit portalet mund të publikojnë artikuj për çështje politike apo shoqërore vetëm nëse bazohen në agjencitë e liçensuara nga qeveria. Sanksionet do të jenë të ashpra nëse rregullat e reja do të shkelen. Sipas Thë Gardian, masat e reja që godasin pavarësinë e mediave vijnë 5 muaj pas turit që presidenti kreu në rrjetin e televizionit shtetëror, të cilëve u kërkoi të jenë ambasadorë të qytetarëve të thjeshtë dhe parimeve të Partisë.