Gazetari Tim Judah ka qenë sot në Tragjas të Vlorës në shoqërinë e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, me të cilin ka vëzhguar asgjësimin e 2 500 rrënjëve kanabis. Ministri e ka shpërndarë këtë foto suksesi në Facebook, duke i bërë vetes qokën e radhës. Paralelisht vetëm sot në Memaliaj u njoftua asgjësimi i 13 mijë rrënjëve, ndërkohë që para disa ditësh lajmi e çonte hashashin dhe kultivuesit në Skrapar.

Ngjan e çuditshme sesi hashashi është tanimë ngado, ndërkohë që njësitë administrative kontrollohen thuajse të gjitha nga PS. Në qeverisjen e PD-së u normua me ligj dënimi i kryetarëve të pushtetit vendor nëse nuk informonin mbi mbjelljen e bimënps narkotike.
E megjithatë, vetëm Lazarati pati shkëlqimin e vet në këtë drejtim. Kuptohet me bekimin e qeverisë siç pranoi edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Me bekimin e qeverisë dhe të policisë ndodh edhe sot përhapja e hashashit nga Saranda, në Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë, Përmet, Skrapar, Kolonjë e deri në çdo rajon të veriut. Pa harruar se edhe Tirana është në zonën e mbjelljes. Mundet këtu të kuptohet fare mirë se një nga arsyet e mos-legalizimit është edhe kjo: fitimi kolosal, përveç gjoja etikës që pretendone majta zyrtare. Sepse si të shpjegohet kjo gjeografi ndryshe?

Por ajo çfarë çudit është fakti se para diss viteve një Lazarat e ktheu imazhin e Shqipërisë në pika të ulëta. Kronika televizive, lajme gazetash, pamje të fshehta, raporte, një histeri e tërë për Kolumbinë e Europës.

Sot mbjell gjithë Shqipëria, çka do të thotë mbjelle qeveria dhe mediat e vendeve europiane heshtin. Nuk e shohin hashashin. Madje si Judah, zgjedhin ta shohin hashashin me sytë e ministrit të Brendshëm, pa mohuar se ndoshta gazetari britanik do të kërkojë edhe burime të tjera.
Edhe pse mundet t'i hedhë të diskredituarit Sajmir Tahiri një salvaxhente imazhi.