Qeveria shqiptare do të kërkojë zgjatje të afatit për shlyerjen e faturës tatimore ndaj Bankers Petroleum. Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar sot për Top-Channel se shlyerja e 57 milionë dollarësh nuk ndikon në buxhet.

“Me kompaninë do të hyjmë në negociata për ta zgjatur në një vit e gjysmë ose dy, kthimin e vlerave të krijuara”, deklaroi Ahmetaj.
Sipas tij ekonomia është në ditë të mira dhe qeveria premton uljen e borxhit pas shumë kohësh.
“Të dhënat janë shumë pozitive, duke filluar që nga kreditimi për koorporatat. Ka një rritje të ndjeshme dhe të konsiderueshme të kredisë për konsum, që është reflektuar edhe në rritjen gjatë 3 tremujore radhazi të konsumit”, shtoi më tej Ahmetaj.