228 shkencëtarë nga 33 vende të ndryshme i bëjnë thirrje kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të tërhiqet nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit mbi lumin Vjosa të paktën për tre vitet e ardhshme. Ata konsiderojnë, se gjatë kësaj periudhe duhet kryer një vlerësim i duhur për ndikimin mjedisor të këtij projekti në lumin Vjosa, raporton korrespondentja e ABC Neës në Bruksel.

Tri janë kërkesat që 228 shkencëtarët kanë përpiluar në memorandumin e tyre drejtuar kryeministrit Rama. Së pari, të vendoset një moratorium tre vjeçar për çfarëdolloj plani ndërtimi në lumin Vjosa dhe degëve të tij. Së dyti, tê kryhet një procedurë e vlerësimit tê impaktit mjedisor sipas standardeve të BE-së brenda tre vitesh dhe së treti të kryhet një hulumtim sistematik dhe vlerësim i lumit Vjosa nga një ekip i shkencëtarëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Shkencëtarët angazhohet  të kërkojnë fonde për një program tre vjeçar për këtë projekt.

"Vjosa është me rëndësi të madhe për shkencën. Askund tjetër nuk është ende e mundur për të hetuar se si punon dinamika natyrore e lumenjve dhe  shërbimet e shumta që ofron ekosistemi: bazën prodhuese të peshkimit, tokën pjellore, biodiversitetin, ujë e pijshëm të pastër, mbajtjen e përmbytjeve, apo përvojat e natyrës. Hidrocentrali Poçemit mund të shkatërrojë këtë vlerë unike në një goditje të vetme «  shprehet Dr. Martin Pusch nga Leibniz-Instituti i ujërave të ëmbla ekologjisë në Berlin.

"Vlerësimet mjedisore në këtë vend në përgjithësi nuk i korrespondojnë asaj që shkruhet në letër. Në Vjosës njohuritë tona  lidhur me florën dhe faunën, si dhe për bilancin e sedimentit janë tepër të kufizuara për të mundësuar një vlerësim të impaktit mjedisor  të besueshëm thotë profesor Aleko Miho nga Universiteti i Tiranës.

"Kjo mbështetje e spikatur pasqyron rëndësinë globale të Vjosës dhe rëndësinë e politikave të përgjegjshme për tê vendosur drejtësi për një vlerë të jashtëzakonshme të lumit Vjosa. Një vlerësim i impaktit pjedisor adekuat është i nevojshëm në mënyrë që të evidentohet në mênyrë të besueshme ndikimi i projektit hidroenergjetik të Poçemit ", thotë Prof. Friedrich Schiemer nga Universiteti i Vjenës.

Ky memorandum vjen pas më shumë se një viti përpjekjesh të komunitetit shkencor pêr të bindur kryeministrin Rama tê têrhqiet nga projekti.