Parkimi me pagesë në rrugët e Tiranës tanimë është realitet. “Tirana Parking” ka nisur aplikimin e tarifave për 71 rrugë në kryeqytet, pas vendimit të marrë nga Bashkia për këtë çështje. Mirëpo në 71 rrugë që po aplikohet ky sistem pagese, mungon zbatimi i të drejtës që kanë rezidentët për parkim falas në lagjet apo rrugët e zonës së tyre. “Abc News” raporton sot se kartat e rezidentit ende nuk janë bërë dhe për këtë ka tërhequr edhe prononcimin e një zyrtareje. Teknikisht kjo është shkelje e ligjit dhe e një kontrate që Bashkia e Tiranës ka së fundmi me qytetarët që kanë në pronësi  një automjet.

Një tjetër aspekt që del në sipërfaqe është sanksionimi në formularin e kartës së rezidentit i faktit se kjo e fundit do të jetë falas vetëm për fazën deri më 31 dhjetor  2016. Më pas? Ende e paqartë, por dyshimi është se qytetarët do të ripajisen me kartë rezidenti për të cilën do të paguajnë. Mungesë korrektese apo hipokrizi që zbulohet me hile të tilla rrugës? Nuk ka rëndësi, pasi tashmë çdo gjë mund të pritet, sa kohë që vetëm trransparencë nuk ka. 

 

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/74986