Aleanca Kundër Importit të Plehrave e komentoi si fitore të qytetarëve kthimin mbrapsht nga Presidenti të Ligjit për Menaxhimin e Intergruar të Mbetjeve. Në një reagim pas mosdekretimit të ligjit nga kreu shtetit aktivistët e AKIP thonë se kjo është një mundësi për deputetët që të tërheqin ligjin dhe të shmangin një përplasje të vazhdueshme me vullnetin e qytetarëve.
AKIP i kërkon qeverisë të ndërpresë menjëherë keqtrajtimin e qytetarëve të varfër që jetojnë duke ricikluar mbetje si dhe të ashpërsojë masat ndëshkuese për operatorët ekonomikë, të cilët shkelin ligjet e sigurisë në punë apo shkelin rregullat mbi limitet e ndotjes së ajrit dhe ujërave.
AKIP kërkon që në përputhje me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian, krijimi i institucioneve, hartimi dhe zbatimi i politikave të pastrimit dhe të riciklimit të kryhen në bazë të transparencës, informimit dhe konsultimit publik me të gjitha palët, përfshirë qytetarët, aktivistët dhe industrinë ricikluese.
Kjo eshte nje fitore e vogel
Kjo eshte nje fitore e vogel e nje beteje te vogel! Pas kesaj duhet ndaluar ndertimi i hidrocentraleve ne lumzen e Valbones dhe resortet (gjoja) turistike ne Bregdetin e Jonit! Keto jane dy beteja me te medha!