Deputeti I PD-së Aldo Bumçi ka depozituar disa amendamente ku i kërkohet Këshillit të Europës dhe Komisionit që për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë të vendosen kushte. Këtë pretendim PD-ja e ka përsëritur shpesh së fundmi, duke nxjerrë si sebep situatën e drogës në vend. Në një intervistë për ABC NEWS Bumçi tha shprehimisht se PD-ja është investuar qartazi në këtë drejtim:

“Unë gjykoj se Komisioni Europian nuk mund të hapë negociatat pa u plotësuar kushtet. Ky është mendimi im. A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për hapjen e negociatave, këtë le ta lëmë ta thotë Komisioni Europian, mos ta themi ne si opozitë sepse ne kemi versionin tonë. Rama ka bërë një premtim, që do garantojë hapjen e negociatave. Të presim e të shohim sa do ta mbajë”, tha Bumçi.

Amendamenti 2 : I Bën thirrje instituttioneve europiane dhe Këshillit të MSA-së BE-Shqipëri, që Shqipëria të sigurojë kushtet për zgjedhje të përgjithshme të lira dhe të ndershme, zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit,të marrë masa urgjente për luftimin e kultivimit dhe trafikut të drogës dhe të sigurojë  proges të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës sa i përket zbatimit të pesë prioriteteve kyçe për zbatimin e shpejtë të reformës së drejtësisë ,së nevojshme për fillimin e negociatave .

Amendamenti 3: Shpreh keqardhjen për hapat e njëanshëm të ndërrmarrë nga mazhorannca për aprovimin e ligjeve kyçe, në thyerje të angazhimit për punë konsensuale për aprovimin e 7 ligjeve të reformës së drejtësisë dhe i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës të zbatojë të gjitha ligjet në mënyrë konsensuale duke respektuar frymën dhe gërmën e Kushtatutës dhe të punojnë bashkë për zbatimin e reformës në drejtësi.

Përtej faktit të njohur se opozita nuk ka merakun e standardeve të Shqipërisë në këtë drejtim, por shmangien e një vendimi që e përjeton si humbje të vetën dhe sukses të qeverisë, kujtojmë se një sjellje e tillë është identike me qëndrimin e dikurshëm të PS-së për tre ligjet.