Disa shkencëtarë rusë kanë zhvilluar një centrifugë sferike që krijon gravitet artificial. Pajisja mendohet të instalohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor duke krijuar kushte optimale për astronautët që punojnë e jetojnë aty.
“Ne kemi krijuar një centrifugë të vogël sferike. Kjo metodë është demonstruar si funksionale për tëë simuluar gravitet artificial”, deklaroi Oleg Orlov, drejtor i Institutit të Çështjeve Biomjekësore në Akademinë Ruse të Shkencave.
Nëse provohet si funksionale, centrifuga do të shënojë një hap cilësor në kohëzgjatjen e misioneve hapësinore, ku mungesa e gravitetit është një ndër problemet kryesore që i kushtëzon ato.