Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi një ditë më parë se Donald Trump duhet "të mësojë se çfarë është Evropa dhe si funksionon" duke shtuar se "ne do të humbasim dy vjet kohë" derisa presidenti i ardhshëm amerikan të "mësojë rreth botës" për të cilën nuk ka njohuri.

I pyetur nëse fitotja e Trump në  zgjedhjet presidenciale amerikane do të ndikojë në marrëdhëniet e SHBA-së me Evropën, Juncker u përgjigj se "amerikanët në përgjithësi nuk kanë asnjë interes në Evropë, dhe kjo vlen për si klasën politike dhe  për Amerikën e thellë, që nuk e njeh Europën”

"Z. Trump, gjatë fushatës së zgjedhjeve tha se Belgjika është një fshat diku në Evropë, çka nuk ka shumë lidhje me realitetin. Do të jetë e nevojshme të mësojmë presidentin e zgjedhur se çfarë është  Evropa është dhe si funksion"- theksoi Juncker. Sipas presidentit të Komisionit Europian, zgjedhja e Trump ngre rrezikun e çrregullimit të marrëdhënieve euroatlantike në themelet dhe strukturën e saj dhe potencialisht mund të ketë pasoja shkatërruese.

Junker  i bëri këto deklarata në Luksemburg, teksa foli me studentët për të ardhmen e Evropës. Në përvjetorin e armëpushimit të vitit 1918, i cila i dha fund Luftës së Parë Botërore, Juncker tha se është e rëndësishme të tejkalohet nacionalizmat dhe të punohet për paqen.